U-17: Kosova mposhtet nga Uellsi

Sport October 13, 2017 - 15:53

Kosova reziston në pjesën e parë, por në të dytën pëson dy gola dhe humb.

Ekipi i Kosovës U-17 e ka pësuar edhe humbjen e dytë në eliminatoret e Kampionatit Evropian, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Kosova u mposht nga Uellsi me rezultat të pastër, 2:0.

Në fakt, ekipi i Besnik Kollarit rezistoi deri në minutën e 70.

Në atë moment uellsi zhbllokoi shifrat me Callum Watts.

Uellsianët shënuan edhe një gol më vonë për rezultatin final 2:0.

Ndryshe, Pjesa e parë ishte e barabartë dhe pa ndonjë rast ideal për t’u veçuar.Kjo ishte ndeshja e dytë e Kosovës U17.

Takimin e parë e humbën 3:1 nga Holanda.

Takimi u zhvillua Budapest.

Trajneri Besnik Kollari e filloi ndeshjen me këtë formacion:

Ahmetaj, Demolli, Osmanollaj, Sadriu, Berisha, Zymberi, Hysenaj, Rrahmani, Zyba, Hyseni, Prapashtica.