Mediat italiane i thurin elozhe Eros Grezdës: Shumë interesime nga Seria A, është një thesar për t’u mbështetur

Sport October 13, 2017 - 15:29

Pas paraqitjes së mirë të mesfushorit shqiptar me tipare sulmuese, Eros Grezda, në ndeshjen me Italinë, janë po mediat italiane ato që vlerësojnë cilësitë e yllit në ngritje.

Në një shkrim nga “Tuttomercatoweb”, faqja italiane ngre në piedestal paraqitjen e 22-vjeçarit, dhe shkruan se disa klube nga Italia po shfaqin interes për të. Shpërthimin e tij, Grezda e pati në moshën 20-vjeçare, me Lokomotivën e Zagrebit, ku në dy sezone shënoi 14 gola. Këtë verë ai u transferua tek Osijek, po në Kroaci, dhe ka një kontratë deri në vitin 2021.

Trajneri i Osijek, shprehet se Grezda është një thesar, dhe se ia vlen të mbështetet. Shumë menaxherë nga Seria A janë afruar për futbollistin me origjinë nga Kosova, gjithsesi interesimin më konkret e ka shfaqur klubi i Krotones. Pas paraqitjeve të mira edhe me kombëtaren, karriera e Grezdës duket se mund të marrë një ngritje tepër të madhe.