Klopp: Jam njeriu i duhur për Liverpoolin

Sport October 13, 2017 - 15:19

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp insiston se ai është njeriu më i mirë për këtë rol te gjigandi anglez dhe beson se ekipi ka bërë përparime që prej emërimit të tij në krye të klubit, transmeton zeri.info

Klopp festoi përvjetorin e tij të dytë te Liverpooli gjatë kohës kur po luheshin ndeshjet e kombëtareve, por ende nuk ka arritur ndonjë gjë të madhe gjatë kohës së tij në “Anfield”.

Liverpooli do të përballet të shtunën me Manchester Unitedin dhe një humbje e mundshme do ta linte pesë herë fituesin e Ligës së Kampionëve 10 pikë prapa kreut të tabelës.

“Nëse më shkarkojnë tani, nuk mendoj që ka shumë trajnerë që mund të bëjnë punë më të mriz se unë”, tha Klopp. “Nuk mendoj se jam i përkryer, por është mjaft e vështirë që të gjesh zgjidhje më të mira”, shtoi gjermani./Zëri