Milani nuk është në krizë

Sport October 13, 2017 - 14:00

Qendërmbrojtësi i Interit, Milan Skriniar thotë se Milani nuk është në krizë, duke paralajmëruar bashkëlojtarët e tij që të jenë të gatshëm para derbit që luhet të dielën, transmeton zeri.info

Derbi lokal i qytetit të Milanos do të zhvillohet të dielën prej orës 20:45.

“Kam menduar për Milanin që prej përfundimit të ndeshjes së Sllovakisë kundër Maltës”, tha Skriniar.

“Jam i përqendruar prej ditësh, është nj ndeshje e madhe për ne dhe për tifozët. Milani nuk është në krizë, nuk mund t’iu besojmë rezultateve të fundit të tyre. Ata kanë lojtarë të mëdhenj që janë mësuar të dalin nga situata të këtilla”, shtoi reprezentuesi sllovak.

“Të dielën ekziston vetëm fitorja”, u shpreh mbrojtësi, i cili është transferuar te Interi gjatë kësaj vere nga Sampdoria./Zëri