Aguero: Jam gati

Sport October 13, 2017 - 13:51

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero thotë se është i gatshëm për lojë pas rikthimit të tij në stërvitje të enjten, transmeton zeri.info

Reprezentuesi argjentinas kishte pësuar një aksident me makinë para dy javësh në Amsterdam dhe tani thotë se është i gatshëm për t’u kthyer në fushën e lojës.

“Nuk e di ende nëse do të luaj të shtunën”, deklaroi Aguero për “TyC Sports”.

“Kam stërvitur normalisht, por jo me grupin. Kur një lojtar e ka ditën e lirë te Manchester City, shumica shkojnë në Londër, disa në Itali e disa të tjerë në Spanjë”, shtoi 29-vjeçari.

“Isha me fat që e njihja menaxherin e Malumas (një këngëtar kolumbian), ai më ftoi dhe unë shkova. Kisha pothuajse dy ditë pushim dhe aksidentin e pësova duke shkuar në aeroport”, u shpreh argjentinasi./Zëri