Belotti mund të vij një ditë te Milani

Sport October 13, 2017 - 13:17

Drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli thotë sulmuesi i Torinos, Andrea Belotti mund të veshë një ditë fanellën e gjigandit italian, transmeton zeri.info

Milani kishte kërkuar reprezentuesin italian gjatë afatit kalimtar të verës, por nuk ishte në gjendje të paguante shifrën prej 100 milionë eurove të kërkuara nga Torino.

“Para se të nënshkruani me një lojtar, duhet ta njihni mirë duke e vëzhguar për disa vite sepse nëse gabojmë nuk duam që ta bëjmë për shkak të syve tanë”, tha Mirabelli.

“Nuk është sekret që ne provuam që ta sjellim Belottin në Milan, por ishte e vështirë për shkak të vështirësive të ndryshme. Ai është një lojtar i fortë dhe një tifoz i Milanit, kjo është gjë e ditur, kështu që ndoshta një ditë ai mund ta veshë fanellën që e ka ëndërruar prej fëmijërisë, shtoi ai./Zëri