Sport

Sanchez si Messi, Zidane dhe Beckham

Sanchez si Messi, Zidane dhe Beckham
13 tetor 2017 • 12 : 59

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger thotë se Alexis Sanchez ka vlerë për përfaqësuesen e Kilit ashtu si Lionel Messi, Zinedine Zidane dhe David Bechkham me kombëtaret e tyre respektive, transmeton zeri.info

Befasisht, Kili nuk arriti të kualifikohej në Kupën e Botës 2018 pas humbjes 3-0 ndaj Brazilit të mërkurën. Wenger, ekipi i të cilit në fundjavë do të luaj ndaj Watfordit, thotë se Sanchez për Kilin është si Messi për Argjentinën, Zidane për Francën dhe Beckham për Anglinë.

“Do të thosha që në çdo gjeneratë ekziston një futbollist i cili mbar presionin e një kombëtareje”, tha Wenger.

“Në Francë ishte Zidane, në Angli ishte Beckhami. Kishte edhe lojtarë të tjerë por ishte Beckhami. Pse jo Gerrard? Nuk e di. Por, ishte Beckhami. Në Kili është Sanchezi. Në Argjentinë sigurisht që është Messi. Duket sikur në çdo kombëtare është dikush i cili duhet të mbartë presionin dhe të ruaj pjesën tjetër të skuadrës”, shtoi ai. Sanchez është paraqitur 115 herë me Kilin dhe ka shënuar 38 gola./Zëri

© zëri.info