Bota e xhudos me Majlindën

Sport October 13, 2017 - 12:47

Majlinda Kelmendi e ka përkrahjen maksimale të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), shkruan sot, gazeta "Zëri".

Për këtë ka siguruar presidenti i KON-it, Thomas Bach, i cili e ka shprehur brengën e tij rreth shëndetit të xhudistes kosovare në takimin që e pati me zyrtarët e Komitetit Olimpik të Kosovës në Vilnius të Lituanisë.

“Jam takuar edhe dy herë më parë me Bachun dhe duke qenë edhe kryetar i Federatës së Xhudos së Kosovës u ndal më shumë tek ne. Ai më pyeti për Majlinda Kelmendin, për të cilën nuk kishte qenë në dijeni për lëndimin dhe u befasua kur i tregova. Bach u shqetësua dhe u interesua duke më pyetur se ku është duke kryer rehabilitimin. Më porositi t’i bëj të fala Majlindës dhe më tha se e ka përkrahjen e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar”, u shpreh Agron Kuka./Zëri