City favorit për titullin

Sport October 13, 2017 - 12:27

Legjenda e Chelseat, Gianluca Vialli beson se të drejtuarit e Antonio Contes do të kenë vështirësi për ta fituar titullin e ligës angleze, sidomos pas fillimit të shkëlqyeshëm të edicionit nga Manchester City.

Por, Vialli thotë se Chelsea duhet të shkoj sa më lart në Ligën e Kampionëve. Londinezët kishin humbur ndeshjen e fundit pikërisht nga Manchester City, falë një goli të shënuar Kevin De Bruyne.

“Mendoj se ka qenë në fillim i denjë për Chelsean në këtë sezon”, deklaroi Vialli.

“Në ndeshjen e parë të Premierligës ata humbën në shtëpi ndaj Burnleyt. Mendoj se është normale që kampioni aktual të mos e filloj edicionin në mënyrën më të mirë sepse sapo e keni fituar titullin. Barku juaj ende ështëi mbushur edhe pas verës”, shtoi ai.

“Ata humbën ndaj Manchester Cityt, që për mendimin tim është ekipi më i mirë në Premierligë këtë edicion”, u shpreh Vialli./Zëri