ZYRTARE: Kosova luan më 13 nëntor në Mitrovicë me këtë Kombëtare!

Sport October 12, 2017 - 18:31

Federata e Futbollit e Kosovës më në fund e ka gjetur kundërshtarin e Përfaqësueses së Kosovës për zhvillimin e një ndeshjeje miqësore në muajin nëntor, shkruan zeri.info.

Në fakt, Verdhekaltrit nuk kanë zhvillua miqësore qe më shumë se një vit dhe më në fund këtij “agjërimi” po i vjen fundi.

FFK ka njoftuar se me Federatën e Futbollit të Letonisë ka arritur të enjten marrëveshje për zhvillimin e ndeshjes miqësore ndërmjet Kombëtareve të të dyja vendeve, njofton shtëpia e futbollit kosovar.

Miqësorja Kosovë – Letoni do të zhvillohet më 13 nëntor 2017 në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Kjo do të jetë ndeshja e parë zyrtare që Kosova do ta zhvillojë në shtëpi, pasi ndeshjet e ciklit kualifikues për Botërorin “Rusia 2018”  i ka zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. /Zëri/