FIFA 18 ia bëri flokët e gjatë, Khedira tallet keq me video-lojën

Sport October 12, 2017 - 17:15

Sami Khedira është tallur keq me video-lojën FIFA 18.

Ylli i Juventusit, Sami Khedira, tash e dy vjet i mban flokët më të shkurtër.

Mirëpo, “EA Sports”, kompania prodhuese e video-lojës FIFA 18, ka gabuar përsëri, përcjellë “Lajmi.net”.

Ata ia kanë lënë flokët përsëri të gjatë Khediras.

Mesfushori ka reaguar duke u tallur me FIFAn-n në Twitter.

Gjermani ka falënderuar video-lojën që pëlqen flokët e gjatë të tij, por ka thënë që tash e dy vjet i ka prerë flokët.

Postimi i Khediras është shpërndarë gjithandej në rrjetet sociale.