Sport

‘Europe Cup’, Prishtina mëson kundërshtarët

‘Europe Cup’, Prishtina mëson kundërshtarët
12 tetor 2017 • 16 : 50

Sigal Prishtina ka mësuar kundërshtarët për “FIBA Europe Cup”.

Kampioni i Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina, ka mësuar kundërshtarët për FIBA Europe Cup, që do të jenë në grupin B së bashku me Belfius Mons-Hainaut, Demir Insaat dhe BC Khimik nga Ukraina.

BC Khimik është dy herë kampion dhe një herë fitues i Kupës së Ukrainës.

Ndeshja e parë e Sigal Prishtinës në Grupin G, do të jetë më 18 tetor në Mons të Belgjikës kundër skuadrës nga ky qytet Belfius-Mons Hainaut.

Kurse takimi i radhës i “Bardh e Kaltërve” do të zhvillohet të mërkurën më 25 tetor në Prishtinë kundër Khimik.

Image

 

© zëri.info