Milani duhet ta ndal Icardin

Sport October 12, 2017 - 15:01

Mbrojtësi i Milanit, Mateo Musacchio thotë se kapiteni i Interit, Mauro Icardi është një sulmues i rrezikshëm dhe se ekipi i tij duhet ta ndal argjentinasin, transmeton zeri.info

Milani ka humbur dy ndeshjet e fundit në ligën italiane dhe presioni është rritur edhe më shumë para ndeshjes ndaj rivalit lokal, Inter të dielën.

“Icardi? Ne nuk duhet ta lëmë që të marrë frymë, por jo vetëm atë. Ata kanë një skuadër të mirë, kështu që ne duhet të qëndrojmë të përqendruar tek të gjithë lojtarët e tyre nëse duam që të jemi të lumtur në fund të ndeshjes”, deklaroi Musacchio./Zëri