Sport

Barcelona e gatshme për të nënshkruar me Coutinhon

Barcelona e gatshme për të nënshkruar me Coutinhon
12 tetor 2017 • 14 : 16

Shefi ekzekutiv i Barcelonës, Oscar Grau thotë se klubi spanjoll është i gatshëm për të nënshkruar me mesfushorin e Liverpoolit, Philippe Coutinho gjatë janarit, transmeton zeri.info

“Ne jemi të gatshëm që të nënshkruajmë me Coutinhon apo çdo lojtar tjetër që e duam në qershor”, deklaroi Grau.

Barcelona kishte shprehur interesim të madh gjatë verës për reprezentuesin brazilian, por Liverpooli kishte refuzuar shitjen e mesfushorit./Zëri

© zëri.info