Mouriho do ta parkoj autobusin ndaj Liverpoolit

Sport October 12, 2017 - 13:22

Ish-trajneri i Liverpoolit, Kenny Daglish pret që Jose Mourinho të përdorë taktika mbrojtëse në derbin e së shtunës mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit, transmeton zeri.info

Daglish mendon që Mourinho do ta parkoj autobusin në ndeshjen e fundjavës.

“Ju gjithmonë prisni që ndeshja mes Liverpoolit dhe Manchester United të jetë e fortë. Vitin e kaluar, kur United erdhi në Liverpool, Jose Mourinho parkoi autobusin. Por, nuk ishte vetëm një autobus, por ishte autobus dykatësh”, tha Daglish.

“Mendoj se United do të vij dhe do të mbrohet, por gjithashtu ata kanë sulmues fantastik si Marcus Rashford, Romelu Lukaku dhe Anthony Martial. Mendoj që Jose do të mundohet që presioni të jetë në anën e Liverpoolit, por presioni është tek të gjithë në ndeshje të tilla”, shtoi ai./Zëri