Kjo është pozita e Kosovës në botë në renditjen më të re të FIBA-s

Sport October 12, 2017 - 12:04

FIBA e ka publikuar ranglistën e Përfaqësueseve më të mira në Botë, raporton zeri.info. Padyshim në pozitën e parë ishin SHBA-të, duke u përcjellë nga Spanja në vendin e dytë, kurse Kampioni i ri Evropian, Sllovenia  është ngritur për 5 pozita në ranglistë duke u pozicionuar e 7-ta.

Rankimi i të gjitha reprezentacioneve është bazuar nga rezultatet e Kampionateve Botërore, kampionateve të Kontinenteve përkatëse, Lojërave Olimpike, kualifikimeve dhe parakualifikimeve të cilat ndodhën në tri vitet e fundit.

Përfaqësuesja jonë në këtë ranglistë është në pozitën e 96-të, që është bazuar në rezultatet e para gjatë Kualifikimeve për Kampionatin Evropian, Eurobasket 2017 dhe parakualifikimeve për Kampionatin Botëror, Kina 2019.

Ranglista e re e Përfaqësueses së Kosovës por edhe e të gjitha reprezentacioneve të Botës, në FIBA e cila bëhet nga Kompania e veshmbathjeve sportive NIKE, do të bëhet pas çdo përfundimi të ciklit kualifikues për Kampionatin Botëror, KINA 2019. /Zëri/

Image