Sport

Interi ka avantazh ndaj Milanit

Interi ka avantazh ndaj Milanit
12 tetor 2017 • 11 : 52

Ish-futbollisti i Milanit, Mauro Tassoti beson se Interi ka një avantazh para derbit lokal ndaj Milanit, transmeton zeri.info

Dy ekipet e Milanos do të takohen të dielën për të luajtur ndeshjen e parë të “Deby Della Madonnina” këtë edicion.

“Kaq shumë gjëra kanë ndryshuar tek dy klubet dhe nevojitet kohë për t’u rikthyer në nivelet e larta”, tha Tassoti .

“Drejtorët e rinj të Milanit janë duke bërë një punë të mirë, ata kanë sjellë entuziazëm me një kampanjë emocionuese të transferimeve dhe jo vetëm. Interi tashmë ka në skuadër të fortë prej vitit të kaluar dhe unë nuk i kuptoja lëkundjet në paraqitjet e tyre. Krahasuar me Milanin, Interi ka avantazhin që ka sjellë më pak emra, por mendoj se kjo ndodhi për shkak se nuk kishte nevojë për ndryshime të mëdha”, shtoi ish-mesfushori italian./Zëri

© zëri.info