Sanchez dhe Ozil mund të largohen

Sport October 12, 2017 - 11:06

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger thotë se futbollistët Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil mund të largohen gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton zeri.info

Sanchez dhe Ozil kanë hyrë tashmë në vitin e fundit të kontratës së tyre dhe Wenger paralajmëroi se dyshja mund të largohet gjatë janarit.

Manchester City do ta konsideronte një transferim të Sanchezit gjatë afatit kalimtar të dimrit, kurse Arsenali pritet që së shpejti të hapë bisedimet për një rinovim të mundshëm të kontratës me Ozilin, i cili është i interesuar që të qëndroj te londinezët, raporton “ESPN”.

“Kur jeni në një situatë të tillë ju mendoni për çdo zgjidhje të mundshme, po është e mundshme”, deklaroi Wenger për një largim të mundshëm të Sanchezit dhe Ozilit gjatë janarit./Zëri