Liburni, gati për suksesin tjetër evropian

Sport October 12, 2017 - 10:57

Liburni është i gatshëm për të arritur suksese në “Main Round” në UEFA Futsal Cup, shkruan sot gazeta Zëri.

Skuadra gjakovare e kaloi rrethin e parë të garave pas fitoreve të njëpasnjëshme, ndërsa tash është i fokusuar tek faza e dytë kualifikuese, që do të zhvillohet në Zagreb.

Kampioni i Kosovës do të përballet sonte nga ora 18:00 ndaj ekipit francez, Garges Djibson.

Ndeshjen e dytë Liburni e zhvillon të premten nga ora 20:30 ndaj skuadrës kroate, Nacional. /Zëri/