Gjilani nuk di çka është humbja

Sport October 12, 2017 - 10:56

Tashmë kanë kaluar nëntë xhirot e para të kampionatit, ndërsa Gjilani nuk është i pari në Superligën e futbollit, por pa dyshim po tregohet thuajse më i forti në Kosovë.

Skuadra e Arbnor Morinës është e vetmja që ende nuk ka pësuar humbje, duke u bërë kështu arra më e fortë për të gjitha skuadrat tjera elitare.

Morina me futbollistët e tij luftarakë aktualisht janë në vendin e tretë me 15 pikë, sa ka edhe rivalja e tyre lokale, Drita, të cilave Llapi po u ikën me vetëm dy pikë në vendin e parë.

Gjilani i ka tri fitore e gjashtë barazime, por humbja nuk ka ardhur në shprehje për të.

Në dallim prej gjilanasve, Feronikeli është ekipi i dytë për nga pamposhtmëria. Ekipi nga Drenasi e numëron veç një humbje. /Zëri/