Cikalleshi i nderuar nga interesimi i Lazios

Sport October 12, 2017 - 10:42

Sulmuesi shqiptar, Sokol Cikalleshi, i cili luan për Osmanlisporin, është i nderuar nga interesimi i Lazios, thotë menaxheri i tij, Emre Gumusdograyan, transmeton zeri.info

27-vjeçari është përmendur nga drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare si një sulmues i cili duhet ndjekur.

“Kam lexuar se çfarë ka thënë Tare dhe sigurisht që jam i nderuar nga ai lavdërim, por askush nuk më ka kontaktuar deri më tani”, deklaroi Gumusdograyan për “Lalaziosiamonoi.it”.

“Nëse kjo do të ndodhte, atëherë padyshim që Lazio do të ishte arritja më e lartë në karrierë për djaloshin. Gjithçka është e mundshme nëse një ofertë arrin. Le të mos harrojmë se ai sapo ka nënshkruar një kontratë të rëndësishme me Osmanlisporin dhe është bërë nënshkrimi i tyre më i shtrenjtë”, shtoi menaxheri i reprezentuesit shqiptar./Zëri