Jepini kohë Montellas

Sport October 12, 2017 - 10:30

Ish-sulmuesi i Milanit, Andrey Shevchenko thotë se gjigandi italian duhet t’i jap kohë trajnerit Vincenzo Montella sepse ekipi ende është në ndërtim e sipër.

Montella është nën presion të madh pas dy humbjeve radhazi në Serie A dhe do të luaj me rivalin lokal, Inter të dielën në ora 20:45.

“Ata po mundohen që të bëjnë një skuadër garuese dhe t’i bëjnë tifozët e lumtur”, deklaroi Shevchenko.

“Është një skuadër në ndërtim e sipër, ende duhet të definohet një lider. Por, trajnerit duhet t’i jepet kohë. Rekordi im kundër Interit? 15 gola, 14 me Milanin dhe një me Dynamo Kievin, shtoi ish-sulmuesi, i cili tani drejton përfaqësuesen e Ukrainës.

“Kam një punë që më pëlqen shumë. Jam i përqendruar te Ukraina, të cilën dua ta përmirësoj dhe shpresoj që të jemi të aftë të kualifikohemi në kampionatin e ardhshëm evropian. Kjo është e ardhmja ime”, u shpreh ukrainasi./Zëri