Kilianët e dehur

Sport October 11, 2017 - 16:17

Skandal i pabesueshëm në Kil. Pas dështimit të përfaqësueses së këtij vendi për t’u kualifikuar në Botëror, kanë filluar polemikat e para, raporton zeri.info.

Dhe, akuzat kanë nisur nga një emër i befasishëm. Është bashkëshortja e portierit dhe kapitenit të Kilit, Claudio Bravo, ajo që e ka zbuluar lajmin shokues në rrjetet sociale.

“Faleminderit përfaqësuesja ime për momentet e mira. Mirëpo, kur e vesh fanellën e Kilit duhet të jesh profesionist. Disa lojtarë kanë shkuar nëpër festa dhe nuk mund të ushtronin për shkak se kishin qëndruar jashtë tërë natën dhe ishin të dehur. Ai që mendon se kjo fjali i është referuar atij, le të qajë. Pasi tash një vend i tërë po qan”, ka shkruar zonja Carla Pardo.

Kili e kishte fituar dy herët e fundit Copa American, por pati rënie drastike në kampanjën kualifikuese për Botëror. /Zëri/