Reali pas Dybalas

Sport October 11, 2017 - 16:16

Real Madridi nuk ka hequr ende dorë nga Paulo Dybala. Madrilenët e kanë ndërmend ta rivalizojnë gjigantin tjetër spanjoll, Barcelona, e cila po ashtu e do futbollistin argjentinas të Juventusit.

Presidenti Florentino Perez po e përgatit një ofertë “galaktike” për yllin e ri argjentinas, raporton zeri.info.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”, sipas së cilës, trajneri Zinedine Zidane po mendon që nga sezoni i ardhshëm të luajë me sistemin 4-4-2 dhe me këtë rast do të sakrifikohej uellsiani Gareth Bale, që mund të kthehet në Premierligë.

Paraqitjet e Dybalas me Juventusin e kanë bindur kampionin evropian që ta bëjë një sakrificë ekonomike.

Madje, “Los Blancos” janë duke e monitoruar vazhdimisht ish-futbollistin e Palermos. /Zëri/