Messi e çoi Argjentinën në Botëror, e ka një porosi për kundërshtarët

Sport October 11, 2017 - 13:15

E gjithë Argjentina është ngritur në këmbë në falënderim të Lionel Messit, shkruan zeri.info.

Ylli i Barcelonës e ka dërguar ekipin e tij në Kampionat Botëror pas fitores 3:1 ndaj Bolivisë.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka shkëlqyer të martën mbrëma duke realizuar tre gola, të cilët ishin të mjaftueshëm për “Albiceleste” që ta presë biletën për “Rusia 2018”.

“Do të ishte një Botëror i çmendur pa Argjentinën”, ka thënë fillimisht Messi, i cili e arriti kuotën e 21 golave në kualifikimet e Botërorit, duke e thyer rekordin e Hernan Crespos prej 19 sosh.

“Fatmirësisht, gjithçka shkoi mirë dhe ne jemi në Botëror. Jemi të qetë pasi e arritëm objektivin, kjo është gjëja më e rëndësishme. Botërori nuk do të kishte kuptim pa Argjentinën, ky grup futbollistësh e meriton këtë. Skuadra do të ndryshojë, do të ngritet dhe do të jetë më e fuqishme. Tash është koha për ta shijuar këtë arritje të vështirë”, përfundoi Messi. /Zëri/