Sport

Dihen kombet kundërshtare të Kosovës e Shqipërisë

Dihen kombet kundërshtare të Kosovës e Shqipërisë
11 tetor 2017 • 12 : 55 Foto: Driton Bublaku

Sikurse shtetet tjera, edhe Kosova do të jetë pjesë e garës së kombeve, e cila do të zhvillohet në katër Liga, shkruan zeri.info.

UEFA të mërkurën e ka konfirmuar ndarjen e skuadrave në Ligat e Kombeve, kurse Kosova do të garojë në Ligën D.

Pjesë e kësaj lige – përveç Kosovës – do të jenë edhe Maqedonia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Gjeorgjia, Armenia, Letonia, Ishujt Faroe, Luksemburgu, Kazakistani, Moldavia, Lihtenshtajni, Malta, Andorra, San Marino dhe Gjibraltari.

Duke e pasur parasysh renditjen e FIFA-s, Shqipëria do të garojë në Ligën C, në të cilën do të marrin shumë shtete ballkanike.

Përveç kuqezinjve, në këtë ligë do të garojnë edhe Hungaria, Rumania, Skocia, Sllovenia, Greqia, Norvegjia, Mali i Zi, Izraeli, Bullgaria, Finlanda, Qipro, Estonia dhe Lituania.

Skuadrat do të ndahen në grupe, për çka shorti përcaktues pritet të tërhiqet më 24 janar. Gara e Kombeve me këtë format është diçka e re në futbollin ndërkombëtar. /Zëri/

© zëri.info