Sot zhvillohen këto tri ndeshje të Superligës

Sport October 11, 2017 - 11:05

Sot do të zhvillohen tri ndeshjet tjera të xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan zeri.info.

Pa dyshim, ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Vëllaznimit do të jetë loja kryesore e ditës, e cila do të zhvillohet në Drenas.

Ndërkohë, ndeshje tjetër interesante pritet të jetë edhe ajo në mes të kampionit aktual, Trepça ’89 dhe Besa.

E dueli i tretë dhe i fundit do të jetë ai në mes të Drenicës dhe Vllaznisë.

Duhet cekur se të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 14:00. /Zëri/