Rashica: Gjithmonë i gatshëm për vendin tim

Sport October 10, 2017 - 22:58

Milot Rashica ka reaguar në rrjetet sociale, pas përfundimit të kualifikimeve për Kupën e Botës

Kosova përfundoi kualifikimet për Kupën e Botës në mënyrën më të keq, duke pësuar nëntë humbje radhazi nga 10 takime dhe një nga më të kritikuarit ishte Rashica.

Por, ai edhe një herë ka treguar se nuk është penduar dhe është i gatshëm për Kosovën.

“Gjithmonë i gatshëm dhe krenar për vendin tim”, ka shkruar Rashica në Facebook.