Kështu u mbyllën tri ndeshjet e sotme të Superligës

Sport October 10, 2017 - 15:56

Kanë përfunduar tashmë tri ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës në futboll, të cilat kanë sjellë rezultate befasuese, shkruan zeri.info.

Ndeshja kryesore ishte ajo në mes të Dritës dhe Llapit, të cilën e fituan gjilanasit me rezultat 3:1.

Xhevdet Shabani ka shënuar dy gola për gjilanasit, ndërsa një tjetër e ka shtuar Astrit Fazliu.

Kurse, golin e vetëm për liderin e Superligës e ka shënuar Mirlind Daku.

Ndërkohë, dueli në mes të Flamurtarit dhe Feronikelit nuk ka sjellë fitues.

Skuadrat kanë barazuar 2:2, në ndeshjen e zhvilluar në kryeqytet.

Skuadra nga Drenasi ka kaluar e para në epërsi me Mendurim Hotin, kurse Kuqezinjtë e kanë barazuar rezultatin përmes Blendi Baftiut.  Nikli kaloi prapë në epërsi me Qemajl Elshanin, por Emir Rama i vendësve e barazoi rezultatin.

Kurse, ndeshja ndërmjet Lirisë dhe Gjilanit ka përfunduar po ashtu baras, por pa gola, 0:0. /Zëri/