Rezultate befasuese në tri ndeshjet e Superligës

Sport October 10, 2017 - 14:59

Tashmë janë mbyllur pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll, që po zhvillohen sot, shkruan zeri.info.

Derbi i kësaj jave po zhvillohet në Gjilan, ku Drita po luan me Llapin.

Pas 45 minutash lojë, gjilanasit po avancojnë me rezultat 2:0 ndaj liderit të Superligës.

Golat për Dritën i kanë shënuar Xhevdet Shabani dhe Astrit Fazliu.

Dueli ndërmjet Lirisë dhe Gjilanit nuk ka sjellë ende gola, kurse Flamurtari dhe Feronikeli po barazojnë, 1:1.

Ekipi nga Drenasi shënoi me Mendurim Hotin, kurse Kuqezinjtë e kanë barazuar rezultatin përmes Blendi Baftiut. /Zëri/