Barça dëshiron Griezmannin

Sport October 10, 2017 - 14:01

Barcelona është duke planifikuar transferimin e sulmuesit të Atletico Madridit, Antoine Griezmann, raporton “Mundo Deportivo”.

Klubi katalunas është menduar që të paguaj klauzolën e lirimit të francezit në vlerë prej 100 milionë eurosh.

Sidoqoftë, kjo klauzolë mund të aktivizohet vetëm para muajit korrik sepse pastaj do të dyfishohet në 200 milionë euro.

Barcelona pritet që ta bëj ofertën para fillimit të Botërorin gjatë verës së vitit të ardhshëm dhe shpreson që francezi të harmonizohet në ekip me sulmuesit Luis Suarez dhe Lionel Messi gjatë edicionit të ardhshëm./Zëri