Kombëtarja gjen kundërshtar për miqësore, kërkon edhe një tjetër

Sport October 10, 2017 - 13:42

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka gjetur një kundërshtar për Kombëtaren shqiptar, por është në kërkim edhe të një kundërshtari tjetër

Kombëtarja shqiptare pritet të luajë një miqësore me përfaqësuesen e Norvegjinë më 6 ose 14 nëntor.

Burime të “Panorama Sport” brenda FSHF-së kanë bërë të ditur se është arritur një akord mes dy federatave dhe mbetet për t’u saktësuar vetëm data dhe vendi i zhvillimit të takimit.

Gjasat janë që ndeshja të luhet më 6 nëntor në “Elbasan Arena”. Ndërkohë, FSHF po negocion edhe me homologë të tjerë, në mënyrë që Kombëtarja të luajë dy ndeshje miqësore në nëntor.