Messi ende duhet të fitoj një Botëror

Sport October 10, 2017 - 13:37

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino thotë se pret që ta shohë Lionel Messin në Kupën e Botës, transmeton zeri.info

Argjentina rrezikon seriozisht kualifikimin në Botëror, por Infantino thotë se Messi duhet të fitoj një Kupë të Botës për të çimentuar madhështinë e tij.

Ylli i Barcelonës kishte ndihmuar Argjentinën që të arrij në finalen e Botërorit “Brazili 2014”, por ishin mposhtur nga Gjermania në kohën shtesë.

“Messi është i jashtëzakonshëm. Messi ende duhet të fitoj një Botëror, ne kemi shumë lojtarë të mëdhenj që nuk e kanë fituar Kupën e Botës. Ajo që e bëri Diegon aq special për mua ishte që na bëri ta dashurojmë këtë lojë, sigurisht ai fitoi edhe një Kupë të Botës”, tha Infantino.

Maradona kishte udhëhequr Argjentinën drejt triumfut në Kampionatin Botëror 1986. Messi është përballur me këto nivele të pritjes gjatë gjithë karrierës, por ka dështuar deri në tani në garat ndërkombëtare./Zëri