Conte nuk do të largohet nga Chelsea

Sport October 10, 2017 - 12:54

Trajneri i Nantes, Claudio Ranieri nuk është i bindur që trajneri i Chelseat, Antonio Conte do të largohet nga klubi londinez gjatë verës së ardhshme, transmeton zeri.info

Ish-trajneri i Italisë dhe Juventusit kishte deklaruar se do të rikthehej një ditë në Itali dhe është raportuar se ai mund të largohet nga “Stamford Bridge” gjatë kësaj vere.

”Premierliga ende mbetet prioritet dhe nuk jam i bindur se Contes po i mungon vendlindja”, tha Ranieri, i cili kishte drejtuar Chelsean gjatë viteve 2000-2004.

“Ndoshta ai ka pritur një tjetër kampanjë të transferimeve, por prej disa vitesh, Abramovich nuk është shpenzuar shifra marramendëse. Manchester United dhe Manchester City kanë bërë nënshkrime të mëdha, kështu që mendoj se do të jetë më e vështirë që Antonio të luftoj në dy fronte më të njëjtët lojtarë”, shtoi ai./Zëri