Heynckes zgjedhja e duhur

Sport October 10, 2017 - 12:34

Ish-drejtori sportiv i Bayern Munichut, Matthias Sammes thotë se emërimi i Jupp Heynckes si trajner i gjigandit bavarez është zgjedhja e duhur dhe beson se klubi nuk do të pendohet për këtë vendim, transmeton zeri.info

Sammer thotë se Heynckes është zgjedhja e duhur për klubin gjerman.

Bayern Munichu kishte shkarkuar para dy javëve Carlo Ancelottin pas fillim të dobët të edicionit dhe gjatë javës së kaluar emëroi Jupp Heynckes si trajner të ri.

Kjo është hera e katërt e Heynckesit si trajner i bavarezëve.

Herën e fundit ai ishte larguar në vitin 2013 pas triumfit në Ligë të Kampionëve, Bundesligë dhe Kupë të Gjermanisë.

“Jupp dukej si të mos ishte larguar kurrë. Ai dukej mirë dhe kishte marrë veten. Ai ishte i shkëlqyeshëm në prezantim”, tha Sammer./Zëri