Can i nderuar nga interesimi i Juves

Sport October 10, 2017 - 11:32

Juventusi është duke shprehur interesim për mesfushorin e Liverpoolit, Emre Can që prej afatit kalimtar të verës dhe reprezentuesi gjerman thotë se është i nderuar nga interesimi i klubit italian, transmeton zeri.info

Can ka kontratë me gjigandin anglez deri në muajin qershor dhe dyshimet për të ardhmen e tij janë shtuar.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp thotë se kjo nuk është një situatë e përkryer sepse klubi anglez mund ta humbas mesfushorin pa para gjatë verës së ardhshme.

“Është gjithmonë një nder që të marrësh një ofertë nga një klub kaq i njohur, por momentalisht jam i përqendruar vetëm për sezonin tim te Liverpooli. Menaxheri im kujdeset për gjërat e tjera”, tha Can, i cili këtë edicion është paraqitur në 9 ndeshje për Liverpoolin./Zëri