Islanda, shteti më i vogël në Botëror

Sport October 10, 2017 - 11:06

Islanda është shteti më i vogël që ka siguruar kualifikimin në Kupën e Botës “Rusia 2018”, transmeton zeri.info

Fitorja 2-0 ndaj Kosovës të hënën bëri që shteti i cili ka vetëm 335.000 banorë të kualifikohet në Botëror.

Gylfi Sigurdsson dhe Johann Berg Gudmundsson shënuan për fitoren e islandezëve ndaj Kosovës, duke siguruar kështu pozitën e parë në grupin I me dy pikë para Kroacisë, e cila do të luaj në “play-off”.

Me vetëm 335.000 banorë, Islanda lehtazi mposhti Trinidad dhe Tobagon, e cila ka një popullsi prej 1.3 milion banorësh dhe që kishte marrë pjesë në Botërorin e vitit 2006. Irlanda e Veriut, e cila është kualifikuar së fundmi në vetin 1982 me një popullsi prej 1.5 milionë banorësh, Sllovenia (2002, 2 milionë banorë) dhe Kuvajti (1982, 2 milionë banorë) kompletojnë top-pesëshen./Zëri