Klopp nuk është nën presion

Sport October 10, 2017 - 10:52

Shefi ekzekutiv i Liverpoolit, Christian Purslow thotë se trajneri i klubit, Jurgen Klopp nuk është nën presion, transmeton zeri.info

Liverpooli do të përballet me Manchester Unitedin të dielën dhe në rast të humbjes, “të kuqtë” do të mbeteshin dhjetë pikë prapa kreut të tabelës së ligës angleze pas vetëm tetë javësh.

Të drejtuarit e Kloppit kanë vuajtur gjatë fillimit të këtij edicioni, por Purslow thotë se gjermanit do t’i jepet koha e nevojshme për të arritur rezultatet para se të mendohet ndonjë ndryshim të mundshëm.

I pyetur nëse Klopp është nën presion në “Anfield”, Purslow u përgjigj: “Nëse mendoni për pronarët, jo”.

“Ai është prej dy vitesh në këtë punë që dukej se do të ishte e përkryer për Jurgen Kloppin. Ka shumë ngjashmëri në atë se çfarë ka arritur ai tek Dortmundi dhe çfarë pritej që të arrinte, pra që të garonte me një gjigand si Bayern Munichu, ndërsa shpenzonte pak para si në paga ashtu edhe në transferime”, deklaroi Purslow.

“Ai është i përkryer për Liverpoolin”, shtoi ai./Zëri