Nuk do ta ndërroja Sarrin me Guardiolan

Sport October 10, 2017 - 10:02

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis thotë se nuk do ta ndërronte trajnerin, Maurizio Sarrin as për Pep Guardiolan, transmeton zeri.info

Napoli është bërë njëra prej skuadrave më të atraktive në Evropë nën menaxhimin e Sarrit.

Klubi italian gjithashtu ka arritur një rekord të ri prej 7 fitoresh në po aq ndeshje në kampionatin italian.

“Kurrë nuk do ta ndërroja Sarrin me Guardiolan, edhe nëse do të kishin të njëjtën pagë”, tha De Laurentiis. “Sarri është një profesionist i vërtetë, i cili i studion lojtarët e tij disa muaj para se t’i fus në fushën e lojës dhe për këtë arsye nuk doja që të bëja revolucion në skuadër gjatë kësaj vere”, shtoi ai.

Sarri është një trajneri i madh që erdhi nga ligat e ulëta dhe me Napolin ngritja e tij ka qenë mbresëlënëse”, u shpreh italiani./Zëri