Shkëlqimi i gjakovarit, ylli i madh i Italisë ia kërkoi fanellën Grezdës pas ndeshjes

Sport October 09, 2017 - 23:48

Eros Grezda është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, derisa premton edhe më shumë në fanellën kuqezi.

Kombëtarja shqiptare e ka mbyllur me humbje takimin me Italinë, të fundit kualifikues për Rusi 2018.

Kuqezinjtë u mposhtën në Loro Boriqi të Shkodrës 1:0 nga Italia.

Ishte Candreva që shënoi në minutën 76 golin e tri pikëve.

Shqipëria luajti mirë duke krijuar disa raste në të dy pjesët, por fati nuk ishte në anën e tyre.“Besoj që kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, si këtu si në Spanjë. Na mungoi fati për të shënuar gol”, deklaroi Grezda, përcjellë “GazetaOlle.com”.

“Unë jam shumë i kënaqur me paraqitjet e ekipit në këto dy ndeshje”.

“Goditja që u ndal nga Buffon? Ai është portieri më i mirë në botë. Provova, por nuk ia dola, duhet të provoj përsëri”.

“Pozita? Për mua është e njëjtë, si në të majtë, si në të djathtë”.

“Nuk e kam shpaguar ende besimin e trajnerit. Më duhet të bëjë shumë më tepër”, u shpreh ai.

Pas ndeshjes, Giorgio Chiellini i ka kërkuar Eros Grezdës që t’i ndërrojnë fanellat.