Agolli: U ndëshkuam nga gabimi i vetëm, ja pse ndodhi

Sport October 09, 2017 - 23:32

Kapiteni i Shqipërisë, Ansi Agolli, ka shpejguar momentin e pësimit të golit. Ai mendon se skuadra kuqezi ka bërë një ndeshje shumë të mirë, pavarësisht se nuk doli me pikë.

“Nga ana e motivimit nuk është e vështirë, sepse me Italinë çdo gjë të vjen automatikisht. U munduam që ta përgatisnim sa më mirë ndeshjen. Goli? Mungesë pozicionimi, kisha dy lojtarë në atë moment.

Edhe komunikimi mungoi, sepse në të tilla raste të orienton. Pra, e ke më të lehtë në atë moment. Mendova të shkoja te lojtari që kisha më afër. Ishte një gabim, më vjen keq që u ndëshkuam në atë mënyrë. Kemi bërë një ndeshje të mirë, guxuam, kishim rastet tona, por futbolli i tillë është”, – deklaroi Agolli