Mavraj: Mos e krahasoni Panuccin me De Biasin

Sport October 09, 2017 - 23:25

Mërgim Mavraj ka folur pas ndeshjes me Italinë, ku insiston që të mos bëhen krahasime në mes të Gianni de Biasit dhe Christian Panuccit

“Mënyra e lojës dallon komplet, nuk krahasohet me atë që kemi luajt me De Biazin. Gabojmë që të krahasojmë ndeshjet. Nuk krahasohet me ndeshjen në Itali, sesa me këtë sfidë që jemi në shpi kur edhe ata kanë probleme dhe kanë vështirësi”, tha Mavraj pas ndeshjes.

“Fat? Nuk është vetëm fati, por ka raste që dihet me e marrë golin me dhunë. Duhet të sakrifikosh më shumë dhe të shënosh. Por kur tenton, hapesh më shumë dhe rrezikon dhe atëherë mund të pësosh gol”, u shpreh ai në fund. /Express/