Befason Rashica, vendos dorën në anën e djathtë gjatë intonimit të himnit të Kosovës

Sport October 09, 2017 - 22:47

Milot Rashica e ka bërë gafën e jetës gjatë intonimit të himnit të Kosovës, para ndeshjes ndërmjet Islandës dhe Kosovës, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2018, që po luhet në Reikjavik, shkruan zeri.info.

Në fakt, gjatë intonimit të himnit shtetëror të Kosovës, mesfushori kosovar e vendosi dorën në anën e djathtë të gjoksit, për dallim nga të gjithë bashkëlojtarët, që e vendosën në anën e majtë, atë të zemrës, që është edhe rregull në këtë rast.

Atë e shikon me habi bashkëlojtari Valon Berisha, siç shihet edhe në fotografi.

Me siguri, herën tjetër Rashica do ta përmirësojë këtë gabim. /Zëri/