Tre shqiptarë shënojnë gola për Maqedoninë

Sport October 09, 2017 - 22:31

Tre futbollistë shqiptarë kanë shënuar gola në fitoren e Maqedonisë ndaj Lihtenshtajnit me rezultat 4:0, në ndeshjen eliminatore për Botërorin 2018, shkruan zeri.info.

Visar Musliu e ka kaluar përfaqësuesen maqedonase në epërsi në minutën e 36-të, kurse Enis Bardhi shënoi në minutën e 66-të, e Arijan Ademi, i rikthyer nga suspendimi i gjatë, shënoi për 4:0 në minutën e 68-të.

Një gol për maqedonasit e shënoi edhe Aleksandar Trajkovski në minutën e 39-të. /Zëri/