Tifozët Kuq e Zi mesazh emocionues për Canën: Je përgjithmonë kapiteni ynë

Sport October 09, 2017 - 20:24

Largimi i Canës nga Kombëtarja mesa duket ka prekur shumë nga tifozët.

Tifozët Kuq e Zi Kanë qenë ata që kanë reaguar në Facebook me një status për Canën ku i kanë kërkuar falje që nuk kanë mundur të jenë në stadium.

Kujtojmë që TKZ kërkuan shtyrjen e ceremonisë duke qenë se ata vazhdojnë të bojkotojnë ndeshjet e Shqipërisë brenda, për arsye të sjelljes së policisë me ta gjatë ndeshjes me Izraelin.

Mesazhi i TKZ

Faleminderit Kapiten!

Të na falësh që nuk do të jemi aty të thërrasim edhe një herë emrin tënd sot siç kemi bërë për vite me radhë në të gjitha stadiumet e Europës. Na fal, por na detyruan!

Je dhe do të mbetesh përgjithmonë Kapiteni ynë. Faleminderit për gjithçka! Shihemi së shpejti!

P.s. Tash të presim edhe në tribuna ta përkrahim Kombëtaren së bashku!