Formacioni i Shqipërisë kundër Italisë

Sport October 09, 2017 - 18:30

Shqipëria do të luajë sot në “Loro Boriçi” ndeshjen e ëndrrave me kombëtaren italiane, takim ky i vlefshëm për eliminatoret e Botërorit Rusi 2018.

Një sfidë kjo që është pritur me mjaft interes edhe nga mediat italiane. “La Gazzeta dello Sport” ka bërë publike formacione e mundshme të të dyja skuadrave. Sipas italianëve, Shqipëria do të luajë me skemën 4-5-1.

Në portë do të jetë Berisha. Në mbrojtje do të rikthehet Mërgim Mavraj, i cili mungoi në sfidën ndaj Spanjës.

31-vjeçari do të formojë dyshen e qendrës së bashku me Ajetin.

Në krahun e djathtë do të luajë Hysaj, ndërsa në të majtë kapiteni Ansi Agolli.

Surpriza në repartin e mesfushës, ku sipas gazetës italiane, në formacionin titullar pritet të jete Andi Lila dhe jo Egys Kaçe. I cili do të formojë treshen e qendrës me Memushajn dhe Bashën.

Ndërkohë Roshi dhe Grezda do të luajnë nga krahët, Sadiku do të jetë i vetëm në majë të sulmit.

Image