Argjentina luan për Botërorin dhe milionat

Sport October 09, 2017 - 16:29

Argjentina ende nuk e ka prerë biletën për Botërorin 2018 dhe ndeshja me Ekuadorin është përcaktuese për fatin e Messit me shokë.

Përveç prestigjit që humb në rast moskualifikimi, Argjentina mund të humbasë edhe miliona euro. “MKT Registrado” ka analizuar humbjen financiare të bardhekaltërve dhe shifra fillestare është 10 milionë euro vetëm për moskalim grupi.

Më pas, në çdo fazë të Botërorit që do të zhvillohet në Rusi, Argjentina do të humbte 10 milionë euro për kalimin në 1/8 e finaleve, 15 milionë euro për çerekfinalet, 21 milionë euro për vendin e katërt, 25 për vendin e tretë, 34 për finalisten dhe 42 milionë euro në rast shpalljeje kampion.

Këtyre u shtohen edhe largimi i sponsorëve së bashku me marrëveshjet milionere, pasi është e vështirë që kontratat të rinovohen me një Argjentinë jashtë Botërorit.

Aktualisht, Argjentina është në vendin e gjashtë me 25 pikë në grupin e Amerikës së Jugut, po aq sa Peruja dhe një më pak se Kili dhe Kolumbia. Peruja do të presë Kolumbinë në një përballje direkte, ku e fituar është Argjentina, e cila nëse fiton në Ekuador siguron minimalisht fazën “playoff”.