Bastoret tallen me Kosovën për ndeshjen me Islandën

Sport October 09, 2017 - 16:27

Kombëtarja Islandës konsiderohet favorite absolute përballë Kosovës në sfidën e Reykjavikut.

Islanda dhe Kosova, sonte përmbyllin turin kualifikues për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’, me ndeshjen që fillon nga ora 20:45.

Me fitore kundër Kosovës, Islanda siguron pozitën e parë në grupin I, gjë që garanton pjesëmarrjen e drejtpërdrejt në Botërorin e Rusisë.

Kjo ka bërë që në bastore fitorja e Islandës të kotohet me 1.08, barazimi me 13.00 dhe fitorja e Kosovës me kuotën 41.00./Lajmi.net/

Image