Vettel rrezikon një dënim të rëndë

Sport October 02, 2017 - 20:42

Përplasja me Lance Stroll mund të sjellë pasoja në Japoni për pilotin gjerman të Ferrarit, Sebastian Vettel

Dyshohet se kambioja e makinës “SF70-H” mund të jetë shkatërruar. Një pjesë e saj është dërguar menjëherë në Maranello për analiza, e do të jenë specialistët që do të japin verdiktin përfundimtar.

E nëse ky verdikt do të jetë ai që nuk dëshirohet, Ferrari me numrin 5 do të jetë i detyruar ta ndryshojë kambion, e për këtë arsye edhe të penalizohet me 5 pozicione në radhën e nisjes, pavarësisht pozicionit që do të zërë gjermani Vettel në provat zyrtare në Suzuka.

Kambioja normalisht duron për 6 gara, ndërsa zëvendësohet pa penalitet nëse një pilot tërhiqet nga gara. Pikërisht ky është ngërçi, pasi Vettel e kaloi finishin në Çmimin e Madh të Malajzisë, pavarësisht se Ferrari i tij është transportuar me rimorkio.

Vendimi për penalizim apo jo, gjithsesi do të jetë në duart e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit. /Express/