Pannuci flet për kthimin në kombëtare të Xhakës dhe Cikalleshit

Sport October 02, 2017 - 20:18

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi ka dalë ditën e sotme në një konferencë për shtyp në prag të sfidës nda Spanjës dhe Italisë. Italiani ka folur për rëndësinë që këto dy ndeshje kanë për imazhin e Shqipërisë dhe ka treguar se në fushën e lojës do 11 luanë.

 Ai gjithashtu ka shpjeguar zgjedhjet e bëra për këto dy sfida, si dhe lënien jashtë e futbollistëve që po shkëlqejnë në Kategorinë Superiore.

Për dy sfidat presigjoze

“Spanja dhe Italia janë dy ndeshje shumë të rëndësishme për imazhin e Shqipërisë. Janë dy ekipe kombëtare shumë më të forta se ne, por futbolli na mëson se mund të bëjmë gjëra të rëndësishme edhe kur ke kundërshtarë të fortë. Këto janë ndeshje kur interesi dhe përqendrimi është shumë i madh. Dua 11 luanë në fushën e lojës. Duhet të bëjmë dy ndeshje plotë krenari dhe dëshirë. Askush nuk duhet të aktivizohet i dorëzuar.”

Rikthimi i Xhakës dhe Çikalleshit si dhe mungesa e lojtarëve nga Kategoria Superiore

“Për Xhakën dhe Cikalleshin nuk e kam thënë që nuk do të rikthehen në kombëtare. Xhaka e ka kuptuar gabimin dhe ka kërkuar ndjesë disa herë. Tani ai do të rikthehet me grupin për të dhënë kontributin. Cikalleshi nuk respektoi oraret prandaj e penalizova. Ata janë të dy futbollistë shumë të mirë. Besoj dhe kërkoj të na japin një dorë në ecurinë tonë.

Për sa i përket mungesës se lojtarëve nga Kategoria Superiore, dua të them se po i shoh të gjithë, por kam vendosur që në këto dy ndeshje historike të mbaj grupin e zakonshëm. Jam duke e ndjekur dhe Sabjen Lilajn e Skënderbeut, por për momentin siç e thash më lartë vendosa të marr grupin e zakonshëm.’’

Mungesat te kundërshtarët

“Spanja ka shumë lojtarë të mirë. Lopetegui fle disa orë më tepër se unë, edhe pse disa janë dëmtuar. Carvajal, Iniesta, Morata dhe situata e Pikesë janë lojtarë të rëndësishëm, por spanjollët kanë një kontingjent që mund ti mbulojnë edhe 3-4 mungesa. Mbetet një ndeshje shumë e vështirë. Për Italinë do nis të mendoj pas të shtunës.”

Rreshtimi taktik ndaj Spanjës

“Këto janë ndeshjet më të thjeshta për të përgatitur për një trajner, sepse besoj se në karrierën e një lojtari nuk është e rëndësishme përfitimet ekonomike, por gjërat e rëndësishme që bën gjatë karrierës. Këto janë ndeshje që do të mbahen mënd gjithmonë dhe uroj që lojtarët e mi të kenë dëshirën të ndryshojnë historinë.

Ende nuk e kam vendosur formacionin titullar, por do të luajnë vetëm ata që kanë më tepër dëshirë gjatë këtyre tre ditëve. Kjo edhe nëse do të më duhet të marr vendime të vështira.

Duhet të kemi respekt për Spanjën dhe Italinë. Duhet të dish defektet e tua dhe ne e kemi të qartë cilët jemi. Por do të provojmë ti godasim sa herë të na jepet mundësia.”

Vështirësitë kundër Spanjës

“Kundër Spanjës është e vështirë të luash mirë, sepse zakonisht ata mbajnë topin 70 për qind dhe luajnë gjithmonë ata. Duhet kujdes nga çdo gjë që duket i lehtë, sepse ata shfrytëzojnë çdo detaj të vogël.

Ne do të provojmë të luajmë futboll dhe me kurajo. Preferoj të humbas, por duke qenë kurajozë. Të jemi realistë, Spanja është e fort, por në futboll mund të ndodhë gjithçka si në Francë-Luksemburg.”

Spanja apo Italia kush është ndeshja më e rëndësishme…

“Të dyja, sepse mund të japin prestigj. Kundër Italisë është një ndeshje që e gjithë Shqipëria e pret me padurim. Natyrisht që ndeshja me Italinë më emocionon, ashtu si edhe ajo me Spanjën, ku kam kaluar etapën më të rëndësishme në karrierë. Megjithatë, personalisht më intereson vetëm Shqipëria, jam i fiksuar te suksesi i ekipit Kombëtar dhe pjesa tjetër është në dorë të lojtarëve.”

Penalizimi i mundshëm i Spanjës prej Katalunjës

“Nuk dëshiroj të diskutoj për çështjet politike. Nuk më pëlqen dhe janë situata mjaft delikate. Ne mendojmë të luajmë futboll dhe të provojmë të japim më të mirën. Asgjë më tepër. Personalisht kam keqardhje për atë që po ndodh në Spanjë, por e mbyll këtu komentin.”

Mungesat e Mavrajt, Kukelit dhe Roshit

“Janë lojtarë të rëndësishëm, ashtu si te Spanja nuk është Buskets, por do të hedhin formacionin më të mirë për të bërë diçka të mirë.”

Shanset për të fituar ndaj Spanjës

“Do të duhet të kemi edhe fatin me vete. Natyrisht që duhet të jemi shumë solid në mbrojtje, pasi ata do të kenë ndeshjen në kontroll. Sa herë që do të kemi topin, duhet të shfaqim kurajo dhe të provojmë ti godasim.”

Rikthimi në Spanjë pas aventurës si futbollist te Real Madridi

“Spanja është një etapë e rëndësishme në jetën time, djali im ka lindur atje. Por, emocioni më i madh do të ishte që ekipi im të bëjë një ndeshje të madhe. Në këtë rast do të isha edhe më i emocionuar.”

Për pritjen e penalltisë të Berishës dhe prezenca në ndeshjen Milan-Roma

“E ndoqa ndeshjen e Atalantës me Juventusin, ishte shumë e bukur. Pashë penalltinë e pritur nga Berisha. Ndoqa gjithashtu edhe Milan-Roma, dy skuadra ku kam luajtur dhe e pashë si spektator kureshtar. Roma mu duk disi më e fort si ekip, por e shijova atë duel. I jam mirënjohës të dyja skuadrave për karrierën time, por ndeshjen e ndoqa jo si tifoz. Milani është në ndërtim, ndërsa Roma ka diçka më tepër.”

De Biazi tha se nëse fitoni në Alikante në Itali do tju bëjnë monument. Ku do të dëshironit të ngrihej ky monument?

“Jam i lumtur për Xhanin, madje e urova me mesazh. Por, të shohim se çfarë do të mund të bëjmë në Spanjë dhe kundër Italisë. Me De Biasin jemi miq dhe jam i lumtur për debutimin e tij me fitore.”

Cfarë do të ndryshonit në ndeshjen Shqipëri-Spanjë të luajtur në Shkodër?

“Nuk ia lejoj vetes të ndërhyj në lëvizjet që ka bërë De Biazi në atë ndeshje. Secili luan në mënyrën e tij. Kam disa ide për ndeshjen dhe do të provojmë ti zbatojmë, por po flasim për një prej skuadrave më të forta në botë. Vullneti, përulja dhe profesionaliteti bëjnë që në disa momente të arrish atë që do. Ne do ta provojmë.”